Lidhje

Koreja e Veriut dënon sanksionet amerikane


Koreja e Veriut ka reaguar me zemërim ndaj Shteteve të Bashkuara për sanksionet e reja që ajo ka vendosur si dënim për sulmin kibernetik që ajo mendohet se ka kryer ndaj kompjuterave të kompanisë Sony Pictures.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme t’i quajë sanksionet “armiqësore dhe shtypëse” dhe të thotë se veçse do ta rrisin vendosmërinë e Phenianit për të mbrojtur vendosmërinë e vendit.

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku autorizonte sanksione ndaj tre organizatave dhe 10 individëve në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG