Lidhje

Izraeli ndërmerr masa ndëshkuese ndaj palestinezëve


Izraeli po ndërmerr hapa të mëtejshëm për të ndëshkuar palestinezët për përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi ngriu 125 milionë dollarë në të ardhura nga taksat që i grumbullon për ta.

Përpjekja palestineze për t’u anëtarësuar në gjykatën e Hagës, mund të sjellë si rezultat akuza për krime lufte kundër shtetit hebraik por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua sot se vendi i tij nuk do të lejojë ushtrinë izraelite të ndiqet penalisht.

Një zyrtar izraelit tha se vendi ishte në prag të kalomit “nga gjendje mbrojtjeje, në gjendje sulmi” dhe mund të ngrejë padi kundër udhëheqësit palestinez Mahmoud Abbas dhe zyrtarëve të tjerë në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

XS
SM
MD
LG