Lidhje

Një amerikan mund të jetë ekspozuar ndaj Ebolës


Një punonjës amerikan i shëndetësisë që ndoshta mund të jetë ekspozuar ndaj Ebolës në Sierra Leone, pritet të mbërrijë për vëzhgim sot në një spital të shtetit të Nebraskës.

Drejtori i mjekësisë në Njësinë e Izolimit të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Nebraskës në Omaha, Phil Smith tha se pacienti i paidentifikuar “nuk është i sëmurë dhe nuk ka infeksion ngjitës”.

Pacienti do të mbahet në vëzhgim për 21 ditë për të parë nëse shfaq shenja të Ebolës.

Dje, një spital i Londrës tha se gjendja shëndetësore e një infermiereje skoceze që po trajtohet nga Ebola ishte keqësuar me shpejtësi ditët e fundit dhe ajo është në gjendje kritike.

XS
SM
MD
LG