Lidhje

Bizneset kërkojnë qajse më të madhe me Kubën


Vendimi i presidentit Barak Obama për të bërë gjithçka mundet për të lehtësuar kufizimet në tregtinë e Shteteve të Bashkuara, udhëtimet dhe aktivitetet financiare me Kubën ka nxitur kritika nga disa konservatorë dhe republikanë. Njerëzit të cilët sjellin turistë në ishull dhe fermerët të cilët duan të shesin më shumë ushqime në Kubë, megjithatë, mendojnë se hapja me Kubën mund të jetë e dobishme për bizneset e tyre.

Embargoja dhjetëra vjeçare që ndalonte banorët e Shteteve të Bashkuara të bënin biznes në Kubë tashmë është lehtësuar për të lejuar grupet arsimore të vizitojnë këtë vend.

Jim Moses kryeson një grup të tillë të quajtur Road Scholar.

"Unë mendoj se kërkesat për udhëtime në Kubë do të shënojnë një rritje të madhe. Për shkak të numrit të vogël të programeve në tetë vitet e fundit ne mezi kemi arritur të plotësojmë kërkesat për udhëtime".

Grupet e fermerëve thonë se heqja e embargos u ka mundësuar atyre të eksportojnë ushqime dhe ilaçe për disa vjet, por vetëm 350 milionë dollarë nga 2 miliardë dollarë ushqime që importon Kuba vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Fermerët amerikanë thonë se eliminimi i kufizimeve financiare ose heqja e plotë e embargos mund të rrisin eksportet e tyre në Kubë.

David Salmonsen nga Byroja e Federatës Amerikane të Fermerëve thotë se ky është një argument i fortë.

"Ne kemi avantazhin e afërsisë. Eksportet tona të mëdha bujqësore transportohen përmes portit të Nju Orlinsit që është më pak se një ditë lundrim nga Kuba. Pra, ne jemi prodhuesi më i madh dhe më i afërt i ushqimit për Kubën".

Analist i kompanisë Control Risk në Uashington, Simon Whistler, thotë se rregullat e reja lehtësuese, nuk janë një ndryshim i madh siç e sugjeronë mediat.

"Është e rëndësishme ta kuptojmë se nga pikëpamja e biznesit, të paktën planin afat shkurtër, ky është më shumë një lehtësim simbolik sesa një ndryshim me ndikim të madh".

Vendimi për të lehtësuar kufizimet në tregtinë me Kubën ka nxitur zemërim dhe demonstrata në disa lagje kubano-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Kubanët, familjet e të cilëve ikën nga vendi ishull i udhëhequr nga komunistët thonë se Kuba ka ende probleme me shkelken e të drejtave të njeriut, dhe embargoja e tregtisë duhet të mbahet në fuqi deri sa të ketë më shumë liri personale atje. Kongresi ka të drejtë të vendos nëse do ta mbaj në fuqi apo do t’i jap fund embargos.

XS
SM
MD
LG