Lidhje

Gjykimi i Dzhokar Tsarnaev-it


A potential juror enters the John Joseph Moakley United States Courthouse as jury selection begins in the trial of accused Boston Marathon bomber Dzhokhar Tsarnaev in Boston, Massachusetts, January 5, 2015. Some 1,200 potential jurors reported to federal
A potential juror enters the John Joseph Moakley United States Courthouse as jury selection begins in the trial of accused Boston Marathon bomber Dzhokhar Tsarnaev in Boston, Massachusetts, January 5, 2015. Some 1,200 potential jurors reported to federal

Sot filloi përzgjedhja e personave që do të marrin pjesë në jurinë e gjyqit ndaj Dzhokar Tsarnaev-it, të dyshuarit për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit.

Anëtarët e jurisë po zgjidhen nga rreth 1 mijë e 200 persona, në gjykatën federale të Bostonit, në shtetin e Masaçusetsit.

Javën e kaluar, një gjykatë apeli e hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të

Tsarnaev-it për ta shtyrë gjyqin, ose për ta zhvilluar atë në një tjetër vend.

21-vjeçari Tsarnaev përballet me 30 akuza, mes tyre ajo për komplot dhe përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë, që çoi në vrasjen e tre personave dhe plagosjen e 260 të tjerëve, me dy bomba artizanale, në vijën e finishit të garës, ku ndodheshin një numër i madh njerëzish, më 15 prill të vitit 2013.

Në se gjendet fajtor, ai përballet me dënimin me vdekje. Ai ka thënë se nuk është fajtor. Gjyqi pritet të fillojë më 26 janar dhe mund të zgjasë tre deri katër muaj.

Tsarnaev, shtetas amerikan, me origjinë nga rajoni i Kaukazit Verior në Rusi, po ashtu akuzohet për vrasjen e një polici të universitetit, tre ditë pas sulmit me bombë, ndërsa ai bashkë me të vëllanë, Tamerlan, u përpoq të largohej nga zona ku ata u identifikuan si të dyshuar për sulmin. Tamerlan Tsarnaev u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

XS
SM
MD
LG