Lidhje

Dëmet ndaj civilëve në konfliktin në Ukrainë


Grupi i të drejtave të njeriut Human Rights Watch po i bën thirrje Gjermanisë të ushtrojë presion ndaj kryeministrit të Ukrainës që forcat qeveritare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dëmet ndaj civilëve në luftën e tyre kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Organizata me seli këtu në Shtetet e Bashkuara, publikoi të martën një deklaratë, ku thuhet se kancelarja gjermane Angela Merkel, si udhëheqësja e vendit aleat më të afërt të Ukrainës, duhet t’i theksojë kryeministrit Arseny Yatseniuk nevojën për t’i dhënë urdhëra specifike trupave ukrainase, që të mos përdorin mjete shpërthyese në rajonet e banuara nga civilët.

Zonja Merkel dhe zoti Yatseniuk kanë në plan të takohen të enjten në Berlin.

Në deklaratën e organizatës thuhet gjithashtu se zonja Merkel duhet të ushtrojë presion ndaj autoriteteve ukrainase, që të kryejnë hetime të mëtejshme lidhur me thëniet se trupat qeveritare ishin përgjegjëse për sulmet në lindje të vendit, që shkaktuan viktima mes civilëve.

Zyrtarët ukrainas u takuan me organizatën Human Rights Watch në dhjetor. Grupi i të drejtave të njeriut thotë se ata mohuan të kenë patur përgjegjësi për disa sulme me raketë, për të cilat grupi thotë se kanë dëmtuar civilët.

Kombet e Bashkuara thonë se konflikti në Ukrainën lindore ka shkaktuar

4,364 të vrarë nga të dyja palët, si ushtarë dhe civilë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG