Lidhje

Presidenti Obama shkon sot në Arizona


Presidenti amerikan Barack Obama shkon sot në qytetin Phoenix, të Arizonës për të diskutuar një seri propozimesh që ka në plan t’i paraqes gjatë fjalimit të përvitshëm mbi gjendjen e vendit në fund të këtij muaji para kongresit.

Fjalimi sot do të përqëndrohet tek planet e zotit Obama për të ndihmuar më shumë amerikanë të kenë mundësi strehimi. Presidenti do të udhëtojë më pas në Tenesi për të diskutuar planet për ta bërë edukimin në kolegje më të përballueshëm.

Seria e fjalimeve synon të rrisë nivelin e miratimit të publikut për punën e presidentit. Zoti Obama është vlerësuar lart pas veprimit të fundit ekzekutiv për të normalizuar marrëdhëniet me Kubën dhe për të lejuar miliona imigrantë pa dokumenta të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe për përmirësimin e ekonomisë.

XS
SM
MD
LG