Lidhje

Në kërkim të kutisë së zezë të avionit AirAsia


Autoritetet indoneziane po shtojnë përpjekjet për të nxjerr strukturën e bishtit të avionit AirAsia 8501, që u rrëzua në Detin e Xhavës më 28 dhjetor.

Polumbarët indonezianë u përleshën me rryma të fuqishme sot gjatë kërkimeve për kutitë e zeza, që përmbajnë të dhënat teknike të fluturimit dhe regjistrimin e zërave të pilotëve, të cilat mund të hedhin dritë mbi shkakun e aksidentit.

Pjesa e bishtit të avionit u gjet të mërkurën, në fund të detit rreth 30 kilometra nga vendndodhja e fundit e njohur e aeroplanit në një thellësi prej rreth 28-32 metrash.

Avioni i linjës AirAsia 8501 u zhduk nga radarët mbi detin e Xhavës ndërsa ndodhej në mes të fluturimit dy orësh nga Subaraja në Singapor.

Nuk pati të mbijetuar mes 162 personave në bord. Vetëm 43 trupa janë nxjerr deri tani.

XS
SM
MD
LG