Lidhje

Shqipëria në procesin e integrimit europian


Relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Flecken Stein u takua sot në Tiranë me përfaqësues të lartë shtetërorë e politikë, për të diskutuar ecurinë e vendit në procesin e integrimit europian.

Vizita e zotit Fleckenstein zhvillohet në kuadër të përgatitjes së tekstit të një rezolute mbi situatën në Shqipëri e cila pritet të kalojë në parlamentin europian në pranverë. Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ripërsëritën vullnetin e palës shqiptare për të bërë përpara në procesin e integrimit europian. Zoti Fleckenstein nënvizoi se shteti ligjor, një kulturë politike europiane dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile, janë tre çështje thelbësore të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Nga ana e tij presidenti Bujar Nishani ka shprehur keqardhjen që për reformën në Drejtësi, ende nuk ka një platformë, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike. Ndërsa kryetari i opozitës ka qenë tejet kritik me qeverinë dhe shumicën e majtë. Ai ka folur për lidhje të qeverisë me banda të rrezikshme kriminale, dhe e ka akuzuar atë per veprime arbitrare e të paligjshme.

XS
SM
MD
LG