Lidhje

Tirana solidarizohet me Parisin


Në Shqipëri, për të nderuar kujtimin e gazetarëve të cilët mbetën të vrarë dje në Paris, gjatë një sulmi terrorist në redaksinë e gazetës Charlie Hebdo, përfaqësues të medias shqiptare mbajtën sot një minutë heshtje gjatë pritjes vjetore në organizuar nga presidenti Bujar Nishani.

Pas këtyre komenteve presidenti Nishani ftoi pjesmarrësit në takim të nderonin kujtimin e kolegëve francezë. Ngjarja e djeshme u dënua me forcë në Shqipëri, ku pati një reagim të menjëhershëm të të gjithë përfaqësuesve më të lartë shtetërorë dhe politikë, të cilët e cilësuan si një akt barbar. Sulmi u dënua edhe nga komuniteti musliman shqiptar. Ndërsa dje në mbrëmje gazetarë shqiptarë përkujtuan viktimat e sulmit duke ndezur qirinj pranë fotove të tyre, në qendër të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG