Lidhje

Franca, Izraeli nderojnë viktimat e sulmeve


Presidenti francez Francois Hollande ngriti lart tre policët që u vranë në sulmet terroriste të javës së kaluar në Paris, duke thënë se ata sakrifikuan jetën “në mënyrë që ne të jetojmë të lirë”.

Zoti Hollande foli sot në një ceremoni ku i dekoroi oficerët pas vdekje me çmimin prestigjioz Legjioni i Nderit. Ceremonia u zhvillua në selinë qëndrore të policisë në Paris pranë katedrales së famshme të Notrë Damës.

Ndërkohë, në Jeruzalem, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha pjesëmarrësve në një funeral për katër viktimat hebraike në sulmet e javës së kaluar, se terrorizmi radikal islamik nuk është armik vetëm për popullin hebre, por për gjithë njerëzimin. Ai tha se ka ardhur koha që njerëzit e të gjitha kulturave të bashkohen dhe të çrrënjosin elementët radikalë.

Katër viktima hebraike humbën jetën të premten gjatë sulmit në një supermarket në lindje të Parisit. Ata u varrosën sot në Jeruzalem.

Sulmi në supermarket ndodhi dy ditë pasi ekstremistët vranë 12 persona në zyrat e gazetës satirike franceze Charlie Hebdo.

Ndërkohë autoritetet bullgare konfirmuan arrestimin e një qytetari francez që kërkohej në lidhje me terrorizmin në Francë. Policia franceze thotë se 29 vjeëari kishte kontakt me të paktën një nga sulmuesit e javës së kaluar. Bulgaria po shqyrton ekstradimin e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG