Lidhje

Egjipt, Hosni Mubarak përballet me rigjykim


Një gjykatë egjiptiane e apelit tha se presidenti i përmbysur Hosni Mubarak dhe dy djemtë e tij do të rigjykohen për rastin e shpërdorimit të detyrës nga i cili u dënuan me disa vjet vitin e kaluar.

Gjykata në Kajro e dha vendimin sot, një lëvizje që shfuqizon të vetmin dënim të dhënë ndaj zotit Mubarak.

Burime nga gjykata thanë se zoti Mubarak, i cili tani mbahet në një spital ushtarak, mund të lirohet. Por një zyrtar i sigurisë i tha agjencisë MENA se kjo nuk do të ndodhë derisa drejtësia të urdhërojë lirimin e tij.

Në muajin maj, një gjykatë më e ulët e shpalli fajtor ish presidentin dhe dy djemtë e tij, duke thënë se ata kishin shpërdoruar rreth 17 milionë dollarë fonde që duhet të përdoreshin për rinovimin e pallatit presidencial.

86 vjeçari Mubarak ka kryer tre vjet burg në një spital ushtarak, ndërsa djemtë e tij Alaa and Gamal u dënuan me nga katër vjet burgim.

XS
SM
MD
LG