Lidhje

Sfidat e imigracionit në Shtetet e Bashkuara dhe Francë


Ngjarjet e dhunshme të javës së kaluar në Francë kanë rizgjuar shqetësimet në gjithë Evropën për terroristët e rritur në këto vende të komuniteteve myslimane, ku imigrantët dhe fëmijët e tyre, shpesh jetojnë të izoluar nga shoqëria e përgjitshme.

Politikat dhe qëndrimet e shoqërisë franceze e kanë kufizuar asimilimin mysliman, thotë profesoresha e studimeve franceze në Universitetin Rice, Julie Fette.
“Shumica e myslimanëve në Francë janë të moderuar dhe respektojnë ligjin, që janë përpjekur të ndërtojnë jetën në Francë, duke u përballur shpesh me diskriminim dhe bllokim”.

Profesoreshë Fette që ka jetuar në Francë për pesë vjet dhe ka shkruar një libër për diskriminimin atje në të kaluarën, thotë se shumë myslimanë integrohen me sukses, por të tjerë e kanë të vështirë.

“Vazhdon të ekzistojë një grup myslimanësh të varfër, të një klase me të ulët, të lënë pas dore, që përgjithësisht janë detyruar të zmbrapsen në rrethina, që janë pothuajse si geto dhe janë përjashtuar nga shanset për të bërë përpara”.


Por imigrantët myslimanë në Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, në shumicën e rasteve janë profesionistë të arsimuar dhe përfaqësojnë më pak se një për qind të shoqërisë, prandaj feja nuk ka qenë një faktor qendror në debatin e emigracionit.


Në Francë është e vështirë të bësh dicka pa dokumentat e duhur, ndërsa në Shtetet e Bashkuara emigrantët pa dokumenta mund të gjejnë punë dhe në shumë shtete mund të marrin patent për makinën.

Si rezultat, debatet politike dhe diskutimet akadamike në Amerikë përqendrohen tek masat për ruajtjen e kufirit dhe cështjen e mbi 11 milionë imigrantëve pa dokumenta që janë në vend.

Por Marc Rosenblum i Institutit për Politikat e Migrimit thotë se pavarësisht nga ndryshimet, sfidat e imigracionit të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës janë të ngjashme.

“Është një botë shumë e globalizuar dhe të gjitha vendet perëndimore kanë grupe të mëdha imigrantësh në popullsinë e tyre, prandaj herët a vonë integrimi i suksesshëm duhet të jetë pjesë e tij”.

Zoti Rosenblum thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shërbyer si model për integrimin e imigrantëve në popullsinë e vendit. Por shton se mosmarrëveshjet për politikat e ndryshme duhet të zgjidhen për të përballuar me sukses sfidat aktuale.

“40 milionë emigrantë në Shtetet e Bashkuara dhe 11 milionë emigrantë të paautorizuar, përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë dhe një numër i madh njerëzish që ndikohen cdo ditë nga këto vendime dhe debate politike”.

Ai thotë se hartuesit e politikave në Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë zgjidhje njerëzore dhe funskionuese për problemet e lidhura me imigracionin.

XS
SM
MD
LG