Lidhje

Kerry: Boko Haram ka bërë krime kundër njerëzimit


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se sulmet e fundit të grupit Boko Haram në verilindje të Nigerisë nuk janë asgjë më pak se krime kundër njerëzimit.

Zoti Kerry foli sot gjatë vizitës në Bullgari, një ditë pasi organizata Amnesty International publikoi imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimet e mëdha të shkaktuara nga luftëtarët e Boko Haramit në dy qytete këtë muaj.

Zoti Kerry e quajti grupin Boko Haram "një nga më të egrit dhe kërcënuesit në planet”.

Ai tha gjithashtu se diskutoi rreth një nisme të mundshme për Nigerinë me sekretarin e jashtëm britanik Phillip Hammond, por nuk dha hollësi të tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG