Lidhje

Arrestohet një amerikan nën dyshimet për terrorizëm


Një amerikan u arrestua në shtëpinë e tij në Ohio nën dyshimet për një komplot për të vendosur bomba në kryeqytetin amerikan dhe për të qëlluar punonjës federal në ndërtesat përreth.

Christopher Cornell u ndalua nga agjentët federalë disa momente pasi bleu armë në një dyqan të mërkurën.

Ndaj tij janë ngritur akuza për posedim armësh dhe përpjekje për të vrarë punonjës të qeverisë amerikane.

I jati i të dyshuarit beson se FBI-ja po mblidhte informacione kundër djalit të tij për disa kohë, përfshi vizitat e tij në një xhami.

Sipas dokumentave të gjykatës, Christopher Cornell besonte se sulmi do të tregonte mbështetje për Shtetin Islamik dhe se ai kishte qënë në kontakt me persona jashtë vendit në lidhje me komplotin.

XS
SM
MD
LG