Lidhje

Angela Merkel, fjalim mbi sulmet në Paris


Në një fjalim sot në parlamentin gjerman, kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje udhëheqësve të besimit islam që të sqarojnë thëniet se si "një vrasës i cili vret në emër të fesë islame, nuk ka të bëjë fare me Islamin".

"E them në mënyrë të qartë se kjo është pyetje legjitime. Mendoj se është e rëndësishme për udhëheqësit shpirtërorë të Islamit që të sjellin qartësi mbi këtë pyetje. Unë mendoj se kjo është një çështje urgjente dhe tashmë e pashmangshme".

Ajo tha se kushtetuta gjermane dhe ligji e mbrojnë të drejtën e myslimanëve për të praktikuar fenë e tyre lirisht, por se shteti gjerman do të vazhdojë të luftojë çdo formë të dhunës islamike.

Kancelarja Merkel gjithashtu tha se nuk ka vend për diskriminim kundër hebrenjve në Gjermani dhe se Judaizmi është pjesë e kulturës dhe identitetit të Gjermanisë.

Zonja Merkel mbajti fjalimin gjatë një seance në të cilën anëtarët e parlamentit gjerman mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmeve në zyrën e gazetës franceze satirike Charlie Hebdo dhe ndaj një dyqani hebraik në Paris.

Gjermania është pjesë e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i cili në gusht të vitit të kaluar filloi një fushatë ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG