Lidhje

Takim Obama-Cameron


British Prime Minister David Cameron and U.S. President Barack Obama walk the Colonnade from the Oval Office to the Residence for a working dinner at the White House in Washington, January 15, 2015.
British Prime Minister David Cameron and U.S. President Barack Obama walk the Colonnade from the Oval Office to the Residence for a working dinner at the White House in Washington, January 15, 2015.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri britanik David Cameron premtuan të shtojnë bashkëpunimin për një numër çështjesh me të cilat përballen të dy vendet, përfshirë sigurinë kibernetike.

Duke folur përkrah zotit Cameron sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se vendimi u morr “duke patur parasysh urgjencën dhe rrezikun në rritje të kërcënimeve kibernetike” dhe ai synon “të mbrojë infrastrukturën tone kritike, bizneset tona dhe privatësinë e qytetarëve tanë”.

Lëvizja vjen pas sulmit kibernetik të 24 nëntorit mbi kompaninë Sony Pictures Entertainment dhe sulmet e kësaj jave në llogaritë e medias sociale të Komandës Qëndrore Amerikane që drejton operacionet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër kryengritësve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Presidenti Obama dhe kryeministri Cameron ranë gjithashtu dakort të mbajnë sanksione të fuqishme kundër Rusisë lidhur me veprimet e saj në Ukrainë. Udhëheqësit premtuan mbështetje për Ukrainën ndërsa ajo implementon ato që Obama i cilësoi si reformat ë rëndësishme demokratike.

Ndër çështje të tjera madhore të diskutimeve ishte Irani. Zoti Cameron tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbeten “absolutisht të angazhuara” për të siguruar se Irani nuk ndërton armë bërthamore. Ai tha se mënyra më e mirë për të arritur këtë është t’u jepet hapësirë negociatave për arritjen e një marrëveshjeje të suksesshme.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjitashtu përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Ebolës, ndryshimeve klimatike dhe ekonominë. Ata e quajtën 2015 si vitin e kthesës në bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëvesheje tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

XS
SM
MD
LG