Lidhje

SHBA dënon vendimin e GJNK-së për hetimin e Izraelit


Shtetet e Bashkuara, ashtu si Izraeli, kanë dënuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hapur një analizë paraprake për krime të mundshme lufte kundër palestinezëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Jeff Rathke tha dje me anë të një deklarate se “është një ironi tragjike që Izraeli, që është vënë në shënjestër nga mijëra raketa terroriste ndaj civilëve dhe lagjeve të tij, po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.

Shqyrtimi paraprak nuk është hetim, por analizon informacionin për krime të mundshme dhe çështje juridiksioni për të përcaktuar nëse duhet ndërmarrë një hetim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG