Lidhje

Belgjikë, ushtarët patrullojnë rrugët e Brukselit


Trupat e ushtrisë së Belgjikës po patrullojnë nëpër rrugë për herë të parë në dekada në një përpjekje për të forcuar sigurinë rreth qendrave të hebrenjve dhe pikave të tjera të rëndësishme që mund të jenë objektiva të terroristëve.

"150 ushtarë janë dislokuar sot dhe numri i tyre pritet të rritet në rreth 300. Sot ushtarët janë dislokuar në Antverp dhe në Bruksel", thotë ministri belg i mbrojtjes, Steven Vandeput.

Rritja e masave të sigurisë në Bruksel dhe Antverp pason operacionet policore të së enjtes në të cilat u vranë dy të dyshuar për planifikimin e sulmeve të menjëhershme terroriste që sipas zyrtarëve belgë kishin si objektiv policinë.

Parandalimi i komplotit terrorist ka rritur frikën në Evropë se xhihadistët janë duke u përgatitur për kryerjen e më shumë sulmeve si ai i Parisit në të cilin u vranë 17 njerëz më herët këtë muaj.

Presidenti francez Francois Hollande falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e Francës ndërsa po fliste para një komuniteti në Tulles.

"Ne jemi një vend, një popull, një Francë. Një Francë pa dallime fetare, të besimeve, apo ndjeshmërive. Një Francë e cila është e fortë përballë atyre që duan të nxisin një luftë fetare këtu".

Në Greqi dje, policia ishte në kërkim të lidhjeve të mundshme mes katër të burgosurve dhe grupit të dyshuar terrorist i cili të enjten ishte në shënjestër të autoriteteve belge.

Njoftohet se identiteti i një prej të dyshuarve të arrestuar në Athinë përputhet me identitetin e organizatorit të dyshuar belg Abdelhamid Abaaoud, por deri sot kjo lidhje nuk është konfirmuar nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG