Lidhje

Papa Françesku mbajti një meshë për miliona filipinas


Papa Françesku mbajti sot një meshë për miliona filipinas të grumbulluar nën një shi të dendur në parkun Rizal të Manilës dhe zonat përreth. Ishte dita e fundit e vizitës së tij katër ditore në Filipine.

Autoritetet thonë se rreth gjashtë milionë vetë pritën që të shikonin autokolonën e Papës të kalonte pranë parkut dhe morën pjesë në Meshë, duke e thyer rekordin prej pesë milionësh vendosur nga Papa Gjon Pali i Dytë në të njëjtin park në votin 1995.

Ati i Shenjtë u bëri thirrje filipinasve që të hedhin poshtë “struktura sociale që ushqejnë ciklin e varfërisë, injorancës dhe korrupsionit”, një temë që ai e theksoi edhe kur foli me presidentin Benigno Aquino dhe zyrtarë të tjerë të premten.

XS
SM
MD
LG