Lidhje

4 ushtarë të vrarë në luftimet në Donetsk


Ushtria ukrainase thotë se ka zmbrapur pjesën më të madhe të kryengritësve pro-rusë nga aeroporti i Donetskit në një operacion masiv gjatë natës.

Përleshjet shkaktuan vdekjen e katër ushtarëve sot në betejën e përgjakshme për kontroll në aeroportin e Donetskit.

Ukraina dërgoi trupa të tjera dhe paisje në aeroportin me rëndësi kritike pranë kufirit rus, ndërsa dhuna u përshkallëzua ditët e fundit.

Të premten, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko tha se gjashtë ushtarë ishin vrarë dhe 18 ishin plagosur gjatë 24 orëvetë mëparshme.

Konflikti filloi në prill kur kryengritësit në pjesën lindore rusisht folëse filluan kryengritjen ndaj qeverisjes ukrainase.

XS
SM
MD
LG