Lidhje

Boko Haram rrëmben 60 vetë në Kamerun


Zyrtarët në Kamerun thonë se ekstremistët e Boko Haramit kanë rrëmbyer të paktën 60 persona në një aksion përtej kufirit nga Nigeria.

Zëdhënësi i qeverisë Issa Tchiroma thotë se tre vetë u vranë dhe 80 shtëpi u shkatërruan në bastisjen e sotme, që kishte në shënjestër fshatrat në rajonin e veriut të largët të Kamerunit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë të ushtrisë të thotë se shumica e të rrëmbyerve janë fëmijë të moshës 10 deri në 15 vjeç.

Bastisja bëhet një ditë pasi Çadi dërgoi mijëra trupa në Kamerun për të ndihmuar në luftën kundër Boko Haramit, që ka marrë nën kontroll territor përgjatë kufirit mes Nigerisë dhe Kamerunit dhe së fundmi mori nën kontroll një bazë ushtarake pranë brigjeve të liqenit të Çadit.

XS
SM
MD
LG