Lidhje

Programi i republikanëve në Kongresin amerikan


New Congress House

New Congress House

Republikanët kanë nën kontroll të dyja Dhomat e Kongresit, pasi siguruan fitore në zgjedhjet e nëntorit për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo fitore i ka dhënë një energji të re Partisë Republikane dhe ka shtuar shpresat për një fitore në zgjedhjet presidenciale të 2016. Në përgatitje për fushatën presidenciale që do të fillojë në fund të këtij vitit, republikanët po bëjnë përpjekje të reja për të përmirësuar imazhin e tyre:

Kongresi amerikan është tani nën udhëheqje të re. Pasi siguruan shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë një shans të ri ta tregojnë veten para popullit amerikan.

John Boehner është Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve:

“Beteja e ideve nuk mbaron kurrë dhe nuk duhet të mbarojë kurrë. Si kryetar i dhomës e vetmja gjë që kërkoj është që të kemi mosmarrëveshje, por jo përplasje të shëmtuara”.

Kontrolli republikan në kongres do të jetë një sfidë madhore për Presidentin Obama gjatë dy vjetëve të fundit në detyrë. Por zoti Obama ka thënë se do të ndërmarrë veprime të njëanshme nëse e sheh të nevojshme, ashtu siç bëri me politikat për imigracionin:

“Aty ku shoh probleme dhe mundësinë për të ndihmuar popullin amerikan, unë kam autoritetin të ofroj ndihmë dhe do ta bëj këtë”.

Ndërkohë që nuk janë harruar tensionet e vjetra, kanë filluar të shfaqen fërkime të reja. Republikani Mitch McConnell është udhëheqësi i ri i shumicës në Senat:

“Presidenti nuk do të na diktojë ne rendin e ditës në Senat. Ne kemi një axhendë që besojmë se ndihmon që të hapen vende të reja pune”.

Për republikanët, kontrolli i kongresit është një shans për t’u treguar amerikanëve se çfarë mund të realizojnë, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale thotë analisti John Fortier:

“Ata duan të tregojnë se kanë një vizion pozitiv. Është e lehtë të jesh në opozitë gjatë viteve të fundit të një administrate dhe të fajësosh administratën Obama për çdo gjë që nuk ecën. Por tani që afrojnë zgjedhjet e 2016, ata duhet të tregojnë se kanë një vizion pozitiv me një kandidat të fortë për këto zgjedhje”.

Kjo kërkon më tepër se thjesht kritika ndaj presidentit, thotë analisti Scot Faulkner:

“Ata duhet të dëshmojnë se mund të qeverisin. Ata mund të kritikojnë programet e presidentit Obama, të godasin pa pushim, por a do të mund të ofrojnë një alternativë?”

Një numër republikanësh konservatorë ishin kundër rizgjedhjes së zotit Boehner si kryetar i Dhomës gjë që sinjalizon përçarje në radhët e partisë thotë eksperti politik Stuart Rothenberg:

“Nuk e kam krejt të qartë nëse republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve apo në Senat janë monolitë në pikëpamjet e tyre”.

Udhëheqësit republikanë kanë aspirata më të mëdha politike, thotë konsulenti politik Phillip Stutts:

“Aktualisht udhëheqësit republikanë në Kongres po përpiqen të përgatisin terrenin që një kandidat republik të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2016”.

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush dhe ish-kandidati republikan në zgjedhjet e 2012 Mit Romney janë disa nga emrat që po lakohen si kandidatë të mundshmën presidencialë për zgjedhjet e 2016.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG