Lidhje

BE diskuton për luftën kundër terrorizmit


EU Counter-Terrorism chief Gilles de Kerkhove, left, gestures while speaking with European Union High Representative Federica Mogherini during a meeting of EU foreign ministers in Brussels, Jan. 19, 2015.

EU Counter-Terrorism chief Gilles de Kerkhove, left, gestures while speaking with European Union High Representative Federica Mogherini during a meeting of EU foreign ministers in Brussels, Jan. 19, 2015.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi shkëmbimin e të dhënave të zbulimit dhe mënyrat për të shtuar bashkëpunimin me vendet arabe pas sulmeve vdekjeprurëse dhe arrestimeve në Evropë.

Mbledhja e sotme i paraprin një takimi të nivelit të lartë të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet në shkurt.

Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, bëri thirrje për lidhje më të ngushta me vendet myslimane.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik Phillip Hammond tha në takim se Europa është “e vendosur” të bëjë çfarë është nevojshme për ta mbajtur të sigurtë kontinentin. Ai tha se zyrtarët janë duke kërkuar mënyra më të mira për të zbuluar lëvizjet e personave të dyshuar si terroristë, përfshirë ndarjen mes tyre të listave të pasagjerëve të avionëve.

Në një tjetër front, ministrat e BE-së thanë se do ta apelojnë një vendim gjykate të muajit të kaluar, që e hoqi grupin islamik palestinez të Hamasit nga lista e terrorizmit e BE-së. Veprimet e Hamasit bënë që

Izraeli të angazhohej në një luftë vdekjeprurëse 50-ditëshe korrikun dhe gushtin e kaluar.

Pjesa më e madhe e Europës mbetet e tensionuar dhe në gatishmëri të lartë, ndërsa Ministri i Drejtësisë i Belgjikës thotë se personi që mendohet të jetë ideatori i sulmit terrorist të javës së kaluar, nuk dihet se ku ndodhet.

Media belge thotë se 27 vjeçari Abdelhamid Abaaoud, është me origjinë nga Maroku dhe dyshohet se drejtonte një celulë estremiste në qytetin Verviers.

Autoritetet thonë se celula ishte gati për të ndërmarrë një sulm të madh terrorist në caqet policore para se policia të bastiste celulën e tyre të enjten, duke vrarë dy gjatë shkëmbimit të zjarrit.

XS
SM
MD
LG