Lidhje

Luftime intensive në Ukrainën lindore


A photo provided by the Ukrainian Interior Ministry shows the inside of a bus destroyed by a shell at the checkpoint near the town of Volnovakha in Donetsk, eastern Ukraine, Jan. 13, 2015.

A photo provided by the Ukrainian Interior Ministry shows the inside of a bus destroyed by a shell at the checkpoint near the town of Volnovakha in Donetsk, eastern Ukraine, Jan. 13, 2015.

Në Ukrainën lindore sot vazhduan luftimet intensive mes trupave qeveritare dhe forcave të separatiste pro-ruse, ndërsa ushtria ukrainase tha se qindra trupa ruse kaluan kufirin për t’u ardhur në ndihmë rebelëve.

Ushtria tha se kishte marrë kontrollin e aeroportit të debatueshëm të Donetskut, pasi i nxorën jashtë rebelët, të cilët u tërhoqën për në zonat e banuara të qytetit.

Udhëheqësi i rebelëve, Denis Pushilin, u citua të ketë thënë mbrëmë se forcat rebele në aeroport i kishin zmbrapsur sulmet e trupave qeveritare dhe kishin marrë përsëri kontrollin e tij.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se rreth 700 trupa ruse hynë sot në Ukrainë, për t’u ardhur në ndihmë forcave rebele.

XS
SM
MD
LG