Lidhje

Policia franceze arreston 5 çeçenë


Policia në jug të Francës thotë se ka arrestuar 5 çeçenë të dyshuar për planifikimin e një sulmi.

Arrestimet u kryen në qytetet Montpelier dhe Beziers. Gazeta lokale

“Midi Libre”, njoftoi se edhe pranë një stadium në Beziers u gjetën eksplozivë.

Ndërkohë, kryeministro francez Manuel Valls i tha sot gazetarëve se sulmet e kohëve të fundit në Paris kanë ekspozuar ekzistencën e “një apartejdi gjeografik, social dhe etnik” në Francë.

Franca është në gjendje gatishmërie që kur ndodhën sulmet terroriste ndaj zyrave të revistës satirike të përjavshme “Charlie Hebdo” dhe në një qendër tregtare në Paris në fillim të muajit, që shkaktoi 20 të vrarë, mes tyre edhe autorin e sulmit.

XS
SM
MD
LG