Lidhje

Rusia reagon ndaj fjalimit të Presidentit Obama


Duke reaguar ndaj fjalimit të presidentit Obama, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fjalimi pasqyron dëshirën e Shteteve të Bashkuara për të dominuar botën.

Zoti Lavrov i bëri këto komente para fillimit të një takimi në Berlin, ku po diskutohet për Ukrainën. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar një kurs agresiv. Por ai shtoi se Moska po vazhdon të bashkëpunojë me Perëndimin në luftën kundër terrorizmit, megjithë tensionet lidhur me Ukrainën.

Në fjalimin e tij drejtuar vendit, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë një lidhje të fuqishme me aleatët e tyre, ndërsa Rusia është e izoluar dhe me një ekonomi të dobët. Eknonomia ruse është dobësuar ndjeshëm, sidomos pas sanksioneve që i ka vendosur Perëndimi lidhur me krizën në Ukrainë. Zoti Lavrov është në plan të takohet sonte në Berlin me zyrtarë të Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë. Ai përsëriti se Rusia nuk mbështet separatistët në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG