Lidhje

Dita e dytë e bisedimeve SHBA-Kubë


Cuba talks
Cuba talks

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba po mbajnë një ditë të dytë bisedimesh në Havanë, të cilat synojnë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve pas më tepër se 50 vjetësh.

Rihapja e ambasadave në kryeqytetet përkatëse do të jetë fokusi kryesor i ditës së dytë të bisedimeve të nivelit të lartë që po zhvillohen mes dy vendeve kundërshtare gjatë Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni do t’i bëjë thirrje Kubës të heqë kufizimet ndaj diplomatëve amerikanë që ndodhen në ishull.

Bisedimet e djeshme u përqëndruan tek imigracioni, sidomos tek politika e Uashingtonit për t’i lejuar kubanët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë. Havana thotë se kjo politikë i josh kubanët të kryejnë udhëtimin e rrezikshëm prej 144 kilometrash në oqean.

Takimet zhvillohen rreth një muaj pasi Presidenti Barack Obama dhe Presidenti kuban Raul Castro njoftuan se të dy vendet ishin të përgatitura për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

XS
SM
MD
LG