Lidhje

BQE do të hedh 60 miliardë euro në treg


Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se do të fillojë blerjen e bonove të thesarit duke filluar nga muaji mars i këtij viti, deri në fund të shtatorit 2016, pavarësisht kundërshtimeve nga Banka Federale e Gjermanisë (Bundesbank) dhe shqetësimeve të Berlinit se ky veprim mund t’u lejojë vendeve dorëlëshuara të ngadalësojnë reformat ekonomike.

Në bashkërendim me skemat ekzistuese për blerjen e borxhit privat dhe futjen e qindra miliardë eurove në borxhe të buta bankare, programi i blerjes së bonove do të injektojë në ekonomi 60 miliardë Euro çdo muaj, u shpreh presidenti i bankës, Mario Draghi.

Deri në shtator të vitit tjetër pritet të hidhen në qarkullim më shumë se 1 triliardë Euro.

Perspektiva e këtij veprimi dramatik të Bankës Qendrore Evropiane e ka shtyrë tashmë bankën qendrore të Zvicrës të braktisë pragun e vendosur për shkëmbimin e franges azviceran, ndërsa Danimarka, e cila e ka të lidhur monedhën e saj me Euron, u shtrëngua të ulë normën e interesit në pritje të parasë së re që do të hyjë në treg.

XS
SM
MD
LG