Lidhje

ISIS thotë se ka vrarë një peng japonez


Qeveria e Japonisë po shqyrton një video që duket se tregon se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë vrarë njërin nga dy japonezët që po i mbanin peng.

Videoja tregon një pamje të gazetarit Kenji Goto duke mbajtur në dorë fotografi të pengut tjetër, Haruna Yukawa, ku duket se atij i kanë prerë kokën.

Grupi shteti islamik, që tani ka nën kontroll një të tretën e Sirisë dhe Irakut, kishte kërcënuar të martën se do t’u priste kokën pengjeve brenda 72 orësh nëse nuk merrte një dëmshpërblim prej 200 milionë dollarësh.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe e dënoi mesazhin si “mizor” dhe të pafalshëm dhe tha se qeveria e tij nuk do të dorëzohet para terrorizmit.

XS
SM
MD
LG