Lidhje

Sekretari i Shtetit John Kerry viziton Nigerinë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ushtrinë nigeriane në luftën kundër Boko Haramit.

Zoti Kerry, që mbërriti sot në qytetin Lagos të Nigerisë, foli disa orë pasi trupat nigeriane zmbrapsën një sulm të ekstremistëve të Boko Haramit në kryeqytetin Maiduguri të shtetit Borno.

Zoti Kerry u takua me dy kandidatët kryesorë presidencialë në vend, presidentin aktual Goodluck Jonathan dhe kandidatin kryesor të opozitës, Muhammadu Buhari, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sot ministria e Mbrojtjes e Nigerisë thotë se kishte ndërmarrë operacione të bashkërenduara nga ajri dhe toka, kundër sulmeve të njëpasnjëshme.

Ushtarët frenuan tre përpjekje të veçanta të kryengritësve për të hyrë në kryeqytetin e shtetit, secili nga një drejtim i ndryshëm, sipas një oficeri të policisë. Luftimet filluan në mesnatë dhe vazhduan deri në mëngjes. Një ushtar në vendin e ngjarjes i tha Zërit të Amerikës se ka shumë të vdekur nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG