Lidhje

Presidenti Obama takohet me kryeminisrin indian


Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri indian Narendra Modi, kapërcyen një bllokim të një pakti bërhamor sot kur dy udhëheqësit përmendën “miqësinë” mes tyre si nxitje për marrëdhënie më të ngushta diplomatike.

Disa orë pasi mbërriti në Indi, udhëheqësi amerikan tha se ai dhe zoti Modi kishin “rënë dakord të thellonin” bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Zoti Modi tha se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë ka arritur një nivel të ri.

Zoti Obama po bën një vizitë treditore në Indi, gjatë së cilës ai do të bëhet udhëheqësi i parë amerikan që do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Republikës.

XS
SM
MD
LG