Lidhje

Presidenti Obama viziton Arabinë Saudite


Presidenti Barack Obama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, në krye të një delegacioni prej 30 vetësh, për të shprehur ngushëllimet për mbretin Abdullah.

Grupi përfshin zyrtarë dhe ligjvënës si dhe zyrtarë të lartë nga administratat e mëparshme. Delegacioni u takua me Mbretin e ri Salman bin Abdulaziz.

I pyetur për shëndetin e monarkut 79-vjeçar, zëdhënësi i Presidentit Obama Ben Rhodes tha se ai "është i gatshëm të marrë përsipër detyrat e mbretit të Arabisë Saudite."

Sipas zyrtarit amerikan, çështjet që po diskutojnë të dy palët kanë të bëjnë me fushatën ushtarake ndaj militantëve të grupit Shteti Islamik në Siri dhe gjendjen në Jemen, ku Shtetet e Bashkuara kanë katër vjet që kryejnë sulme nga ajri kundër luftëtarëve të al-Qaidës në Gadishullin Arabik.

Me presidentin Obama janë sekretari i Shtetit John Kerry, drejtori i CIA-s, John Brennan, komandanti i Forcave të Komandës Qendrore, gjenerali Lloyd Austin, ish sekretarët e Shtetit James Baker dhe Condoleezza Rice.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG