Lidhje

BE 68 rekomandime për antikorrupsionin


Autoriteteve shqiptare iu dorëzohen sugjerimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe masave në luftën kundër fenomenit të korrupsionit Autoriteteve shqiptare iu dorwzohen sugjerimet pwr pwrmirwsimin e kuadrit ligjor dhe masave në luftën kundër fenomenit të korrupsionit

Në Tiranë delegacioni i Bashkimit europian paraqiti sot 68 rekomandime për autoritetet dhe institucionet shqiptare me qëllim që vendi të përmirësojë kuadrin ligjor dhe masat në luftën kundër fenomenit të korrupsionit

Gjetjet dhe rekomandimet vijnë pas një vlerësimi të hollësishëm që u bë në kuadër të një projekti të posacëm të financuar nga Bashkimi europian dhe synojnë të ndihmojnë vendin të ndërmarrë një proces reformash, me objektiva të qarta, dhe të verifikueshme.

Projekti vlerësoi kuadrin ligjor dhe institucional ekzistues për parandalimin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Rekomandimet përfshijnë ndryshimet e legjislacionit mbi konfliktin e interesit, deklarimin e pasurive, si dhe ligjit mbi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ato sugjerojnë ndërhyrje mbi mekanizmin e qeverisjes, juridiksionin dhe sjelljen gjyqësore në fushën e hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit të shkeljeve që lidhen me korrupsionin.

“Politikat që mbështesin integritetin dhe qeverisjen e mirë duhet të kenë përparësi kyçe. Integriteti është thelbësor për ndërtimin e institucioneve mjaftueshëm të forta për t'i rezistuar korrupsionit. Shqipërisë i duhet ta realizojë reformën kundër korrupsionit me guxim dhe vendosmëri.", u shpreh Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit europian Romana Vllahutin.

Ndërsa ministri i Pushtetit lokal i cili është dhe koordinatori kombëtar antikorrupsion, Bledi Cuci u shpreh se lufta ndaj kwtij fenomeni nuk mund të udhëhiqet vetëm nga qeveria, porse kërkon angazhimin dhe të institucioneve të tjera, duke vënë theksin te nevoja “që proceset e hetimit dhe gjykimit në rastet e korrupsionit të mos zvarriten”, tha ai.

XS
SM
MD
LG