Lidhje

Lirohet këshilltari i presidentit jemenas


Në Jemen, rebelët shiitë Houthi liruan shefin e stafit të Presidentit Abdrabuh Mansur Hadi, 10 ditë pasi ai dhe truprojat e tij ishin rrëmbyer në makinën ku ndodheshin, në kryeqytetin Sana'a.

Burimet thanë se Ahmed Awad bin Mubarak iu dorëzua sot një udhëheqësi fisnor.

Rrëmbimi i tij e thelloi krizën politike të vendit, duke rezultuar në përleshje midis shiitëve Houthi dhe rojeve presidenciale të zotit Hadi, që e bëri presidentin dhe qeverinë të japë dorëheqjen javën e kaluar.

Milicia Houthi kontrollon kryeqytetin dhe rajone të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG