Lidhje

Kosotja e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara


Këtu në Shtetet e Bashkuara, kosotoja dhe marrja e huave për ndjekjen e universitetit janë rritur me një ritëm të shpejtë gjatë 20 viteve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze rreth mundësisë së një krize financiare nga borxhet e studentëve. Shumë njerëz, përfshi presidentin Barack Obama, besojnë se zgjidhja është ofrimi i shkollimit falas për arësimin e lartë dy vjeçar pranë kolegjeve publike për studentët që kualifikohen. Por, kritikët thonë se shtimi i shpenzimeve buxhetore për nuk është zgjidhja e duhur.

Studimet e larta janë të kushtueshme, por të nevojshme në tregun e sotëm të punës. Por me rritjen rekord të kostos së arsimit, shumë amerikanë nuk e përballojnë dot.

Justin Mills u regjistrua në kolegjin dy vjeçar publik të Merilandit me kosto sa një e treta e shkollimit në universitetet private.

“Kosotoja është arsyeja kryesore pse njerëzitn nuk regjistrohen sepse shqetësohen nga borxhet e larta që duhet të marrin për shkollimin.”

Gjatë fjalimit drejtuar vendit, presidenti Obama tha se kjo jo vetëm dëmton konkurencën amerikane por është edhe e padrejtë.

“Prandaj po i dërgoj Kongresit një plan të ri për të ulur në zero koston e kolegjit publik dy-vjeçar.”

Plani i presidentit do të eleminonte koston për shkollimin në kolegjet publike dyvjeçare për studentët që kualifikohen. Kjo do t’i kushtonte shtetit 60 miliardë dollarë për 10 vjet dhe duket se nuk ka shanse të miratohet nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët e jo vetëm për arsye politike. Disa thonë se zoti Obama përdor varenë, kur punën mund ta kryente vetëm dalta.

Mathew Chingos merret me çështjet e arsimit në Institutin Brookings.

“Plani është shumë i gjerë dhe nuk do të ndihmonte sa duhet ata që kanë nevojë për ndihmë financiare, në një kohë që mund të ndihmonte më tepër se ç’duhet, ata mund të mos kenë nevojë për ndihmë”.

Gjatë 20 viteve të fundit, sasia e borxheve të marra nga nga studentët për arsimin e lartë është katërfishuar. Ajo ka arritur në 1.2 trilionë dollarë, duke kaluar borxhin total të kartave të kreditit për mbarë vendin. Pavarësisht kostos së lartë, thotë zoti Chingos, arësimi i lartë, duke ofruar shanse më të mira punësimi, sjell përfitime më të mëdha se sa investimi paraprak. Zgjidhja më e mirë, shton ai, do të ishte zgjerimi i programeve egzistuese të ndihmës financiare.

“A duhet që politikat të fokusohen tek njerëzit që kanë nevojat më të larta, e ardhmja e të cilëve mund të ndryshojë nga ndihma, apo duhet të ndajmë të njëjtat burime tek një grup më i gjerë njerëzish?”

Kritikët thonë se plani i presidentit do të nënkuptonte jo vetëm rritjen e taksave për ata që kanë paga më të larta por edhe heqjen e përfitimeve për ata që kursejnë para për shkollimin. Mbështetësit e planit thonë se investimi do të sillte përfitime, duke pakësuar numrin e atyre që nuk e përfundojnë shkollën e mesme dhe duke përmirësuar konkurrencën amerikane në botë.

Edhe pse i pamundur të miratohet, zoti Chingos thotë se propozimi është pozitiv nëse hap debatin për koston e vërtetë të arsimit dhe çon në veprime për arësim të përballueshëm nga amerikanët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG