Lidhje

Protesta kundër dhunës në Pakistan


Mijëra myslimanë shiitë mbushën sot rrugën në qytete të ndryshme në Pakistan për të protestuar kundër sulmit të fuqishëm në një xhami të premten. Sulmi la të paktën 58 të vrarë dhe plagosi mbi 50 të tjerë, disa në gjendje të rëndë.

Në qytetin Shikarpur ku u krye sulmi, mijëra banorë shiitë zhvilluan një ceremoni masive varrimi për të vdekurit. Në funeral morën pjesë edhe pakistanezë të sekteve të tjera myslimane.

Grupi mysliman suni Jundallah, një organizatë e shkëputur nga Talibani pakistanez, mori përgjegjësinë për sulmin, në një kohë kur dhuna sektare ka shënuar rritje në Pakistan. Ekstremistët suni në Pakistan shpesh sulmojnë objekte fetare të shiitëve, të cilët përbëjnë 20% të popullatës pakistaneze.

XS
SM
MD
LG