Lidhje

Përhapja e sëmundjes së fruthit në SHBA


Mbi 100 vetë në Shtetet e Bashkuara janë infektuar me virusin e fruthit brenda këtij muaji. Përhapja e virusit ka çuar në paralajmërime nga Shtëpia e Bardhë që prindërit të vaksinojnë fëmijët.

Fruthi, një sëmundje tepër ngjitëse, shfaqet me acarim të lëkurës, temperaturë dhe sekrecione nga hundët. Deri tani virusi nuk ka shkaktuar të vdekur.

Mbi 90 raste janë diagnostikuar në Kaliforni, ku zyrtarët lokalë thonë se virusi është përcjellë përmes infektimeve të marra në parkun e argëtimit Disneyland.

Në Shtetet e Bashkuara shumë prindër zgjedhin të mos i vaksinojnë fëmijët, pasi shqetësohen për ndikimin negativ që mund të ketë vaksina në mbarëvajtjen e tyre shëndetësore. Këtu qëndron edhe problemi, thonë zyrtarët e shëndetësisë, pasi lufta kundër sëmundjeve të rrezikshme të fëmijërisë kërkon një vaksinim total të popullatës.

XS
SM
MD
LG