Lidhje

Australi, Williams fiton kampionatin e tenisit


Amerikania Serena Williams ka fituar kampionatin e tenisit në Australi, pasi mundi rusen Maria Sharapova.

Williams, e cila renditet aktualisht e para në botë bazuar edhe në konkurrimet e mëparshme të tenisit, ka siguruar deri tani 19 herë titullin e kampiones në konkurrimet kryesore të tenisit. Është e gjashta herë që ajo fiton në kampionatin e Australisë dhe e 16-ta herë që mund Sharapovën.

Fitorja e sotme me rezultatin 6-3 dhe 7-6 në Melburn, e afron Williams me statistikat e gjermanes Steffi Graf e cila ka fituar 22 kampionate.

Konkurrimi për meshkuj vë përballë njëri-tjetrit serbin Novak Gjokoviç dhe britanikun Andy Murray.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG