Lidhje

Boko Haram sulmon një qytet tjetër në Nigeri


Ushtria nigeriane thotë se forcat e saj kanë sprapsur ofensivën e fundit të Boko Haramit për të marrë qytetin e rëndësishëm verilindor të Maidugurit.

Sipas zëdhënësve të ushtrisë, sulmi u shtyp 12 orë pasi Boko Harami rrethoi qytetin në katër rrugë kryesore.

Zyrtarët thanë se shumë ekstremistë u vranë në luftime, po ashtu mbetën të vdekur edhe një numër civilësh.

Sipas një gazetari të Zërit të Amerikës, qindra civilë të armatosur me pushkë gjuetie, hanxharë dhe shkopinj kishin dalë për të ndihmuar ushtarët në betejën kundër kryengritësve.

Luftëtarët e Boko Haramit janë përpjekur edhe më parë të marrin nën kontroll këtë qytet, ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

XS
SM
MD
LG