Lidhje

Australi, Gjokoviç fiton kampionatin e tenisit


Serbi Novak Gjokoviç ka fituar për të pestën herë Kampionatin Australian të Tenisit sot, pas mundi britanikun Andy Murray me rezultatin 3-1.

Është e katërta herë që Gjokoviç del në finale në Kampionatin Australian dhe të katërta herë që del kampion. Është po ashtu e katërta herë që Murray del në finale, dhe e katërta herë që mundet. Dy nga këto finale ai ka luajtur përballë Gjokoviçit.

Novak Gjokoviç, aktualisht i pari në renditjen globale të tenisit, ka siguruar deri tani tetë tituj kampion në kampionatet kryesore të tenisit.

Dje amerikania Serena Williams siguroi titullin e kampiones për femra Kampionatin e Australisë pasi mundi rusen Maria Sharapova.

XS
SM
MD
LG