Lidhje

Republikanët dhe zgjedhjet presidenciale 2016


The Rotunda of the US Capitol is partially covered during renovations as Congress returns for the lame duck session following a sweep for the GOP in the midterm elections.

The Rotunda of the US Capitol is partially covered during renovations as Congress returns for the lame duck session following a sweep for the GOP in the midterm elections.

Duket herët, por fushata për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka filluar të ndizet. Megjithëse askush nuk ka njoftuar kandidaturën, disa pretendentë të mundshëm republikanë po takohen me grupet konservatore rreth garës për në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone shumë nga pretendentët e mundshëm janë kritikë ndaj politikës së jashtme të ndjekur nga administrata e presidentit Obama.

Mes kandidatëve të mundshëm, por pak të njohur republikanë, është guvernatori i shtetit Uiskonsin Scott Walker, i cili foli në një takim të konservatorëve në shtetin Ajova.

“Na duhet një president që nuk qëndron ulur në Uashington kur udhëheqësit e botës janë të bashkuar kundër terrorizmit në Paris.”

Një tjetër guvernator, ai i Nju Xhersit, Chris Christie ka hedhur hapat e parë drejt kandidimit.

“Bota nuk mund të bëjë dot pa një shekull të dytë amerikan dhe as fëmijët e mij e as tuajit nuk mund të bëjnë dot pa një Amerikë të fortë, drejtuese të kësaj bote.”

I preferuari i lëvizjes Tea Party, senatori republikan Ted Cruz nga Teksasi po teston gjithashtu ujrat me grupet konservatore.

“Nuk mund të luftosh e të fitosh ndaj terrorizmit radikal islamik, në se nuk je i gatshëm të shqiptosh fjalët ‘terrorizmi radikal islamik.’”

Pretendentë të tjerë përfshijnë ish guvernatoren e Alaskës Sarah Palin, ish senatorin nga Pensilvania Rick Santorum si dhe senatorët Marco Rubio nga Florida dhe Rand Paul nga Kentaki.

Mundësinë e garës po e shqyrtojnë edhe ish guvernatori i Floridës Jeb Bush si edhe manjati i pasurive të patundshme Donald Trump.

“Unë e di çfarë duhet për ta bërë Amerikën të madhërishme përsëri.”

Ajo që duket të jetë një fushë e mbushur me kandidatë të mundshëm presidencialë republikanë do të dojë kohë të nxjerrë pretendentin kryesor , thotë analisti John Fortier.

“Nga ana e republikanëve është vërtetë një fushë e hapur dhe ka një numër figurash që janë të njohura si edhe disa që janë të favorizuar nga lëvizja Tea Party. Dhe është me të vërtetë e rëndësishme të kesh një bazë të fuqishme dhe të jesh në gjendje ta zgjerosh atë gjatë procesit. Është vërtetë e paparashikueshme nga ana e republikanëve në këtë pikë.”

Republikanët kanë shumë pretendentë, por analisti Scott Faulkner është i shqetësuar rreth mesazhit të partisë.

“Duhet një mesazh universal që frymëzon shpresë dhe jo thjesht të thuash ‘unë nuk jam si ai tjetri’ dhe republikanët nuk kanë tërhequr rreth vetesh shumë votues që nga vitet 1980.”

Shumë nga këto fytyra të njohura do të jenë përsëri në Ajova pas një viti duke bërë fushatë në provën e parë në zgjedhjet paraprake të këtij shteti.

XS
SM
MD
LG