Lidhje

Borxhi grek


Udhëheqësit grekë po përdorin një ton më pajtues në bisedimet për borxhin me partnerët evropianë.

Duke folur sot me Presidentin e Qipros, Nicos Anastadiades, kryeministri grek Alexis Tsipras tha se është i përkushtuar ndaj negociatave me partnerët evropianë dhe përjashtoi mundësinë për t’i kërkuar ndihmë Rusisë. Grekët presin që ai kryejë negociata me kreditorët e Eurozonës, tha ai, por brenda kornizës evropiane.

Pas bisedimeve me homologët e tij francez dhe britanik, Ministri grek i FinancaveYanis Varoufakis pritet t’i thotë kreditorëve kryesorë të vendit se Greqia do të jetë e aftë ta trajtojë borxhin që ka, pa ndikuar tek investitorët privatë, sipas një burimi që e dha këtë infromacion në kushtet e anonimitetit.

Qeveria greke, po ashtu siguroi mbështetjen e Presidentit Barack Obama për rinegociimin e paketës së ndihmave prej 240 miliardë eurosh, megjithë kundërshtimin e Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG