Lidhje

Vaksina për Ebolën


A health worker injects a woman with an Ebola vaccine during a trial in Monrovia, Feb. 2, 2015.

A health worker injects a woman with an Ebola vaccine during a trial in Monrovia, Feb. 2, 2015.

Në Liberi ka filluar prova në shkallë të gjerë e dy vaksinave të mundshme për Ebolën, në kuadrin e përpjekjes globale për të parandaluar përsëritjen e epidemisë, që ka shkaktuar rreth 9 mijë të vdekur në Afrikën Perëndimore.

Studimi filloi sot në një spital të kryeqytetit Moravia dhe në të u përfshinë rreth 600 vullnetarë që po marrin pjesë fazën e parë të tij.

Studimi dhe provat e vaksinave të Ebolës janë bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Liberisë. Studimi përfshin dy vaksina të Ebolës që përmbajnë fragmente të padëmshme të virusit, që shkakton një reagim në sistemin imunitar. U përcaktua që vaksinat e mundshme, të prodhuara nga dy kompani farmaceutike me qendër në Shtetet e Bashkuara, janë të sigurta për t’u përdorur tek njerëzit me doza të vogla, në disa vende të botës.

Zyrtari i shëndetësisë i Liberisë, Dr. Fredrick Ketty, tha se është rasti për të shënuar një arritje historike. Organizatorët e studimit, nën drejtimin e Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë, synojnë të regjistrojnë rreth 27 mijë burra dhe gra të shëndetshëm për të marrë pjesë në studim.

Në javët e fundit janë infektuar 22 mijë njerëz me Ebolë, edhe pse numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG