Lidhje

Rrëzohet avioni – 19 veta humbin jetën


Një avion me 58 pasagjerë u rrëzua pak pas ngritjes nga një aeroport në Taipei. Autoritetet taivaneze konfirmojnë se 19 veta kanë humbur jetën

Autoritetet në Taivan kanë filluar një operacion në përpjekje për të shpëtuar të mbijetuarit e aksidentit të avionit të pasagjerëve të kompanisë TransAsia, i cili me 58 udhëtarë u rrëzua pas kohë pasi u ngrit nga një aeroport në Taipeti.

Të paktën 19 veta kanë humbur jetën. Pamjet dramatike shfaqin rrëzimin e shpejtë dhe përplasjen e avionit në lumin Keelung.

Avioni 72 vendesh u rrëzua të mërkurën në mëngjes pas fluturimit nga një aeroport në Taipei.

Zyrtarët thonë se të paktën 31 nga pasagjerët ishin turistë nga Kina kontinentale.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë TransAsia, tha se nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Ai tha se avioni ishte më pak se një vit i vjetër dhe i ishte nënshtruar mirëmbajtjes së planifikuar më 26 janar. Ai shprehu keqardhjen e thellë të kompanisë dhe shprehu gatishmërinë për të bërë gjithçka për të ndihmuar familjarët e të plagosurve dhe të viktimave.

Autoritetet e aviacionit thanë se po hetojnë shkaqet e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG