Lidhje

Gjendja ekonomike në Greqi


Ministrat e financave të Gjermanisë dhe Greqisë u takuan sot në Berlin, por nuk arritën përparim drejt zgjidhjes së kërkesës nga qeveria e re e majtë e Athinës për të ristrukturuar borxhin e madh të vendit.

Ministri gjerman i financave Volfgang Shojbël tha më pas se ai dhe homologu i tij grek Yanis Varoufakis kishin rënë dakord për të mos qenë dakord. Fjala ishte për kërkesën e Greqisë që t'u jepet fund masave të rrepta shtrënguese të imponuara nga Berlini dhe huadhënësit ndërkombëtarë si shkëmbim për paketën e shpëtimit financiar prej rreth 300 miliard dollarëve për Athinën.

Ministri Varoufakis i kundërshtoi komentet e ministrit gjerman, duke thënë: "Ne nuk ramë dakord madje as për të mos qenë dakord."

Ministri grek tha se ata nuk diskutuan mbi ndryshimin e planit për shlyerjen e borxheve të Greqisë ose mbi mundësinë e faljes së një pjese të borxhit.

XS
SM
MD
LG