Lidhje

Uashingtoni shtron Mëngjesin e Lutjeve


Sot në Uashington u mbajt Mëngjezi Tradicional i Lutjeve, ku marrin pjesë mbi 3 mijë të ftuar nga e gjithë bota, që i përkasin besimeve të ndryshme fetare.

Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi Dalai Lamën si njeri i humanizmit, duke mos e përfillur protestën e Kinës, e cila është kundër çdo përfshirjeje amerikan me udhëheqësin shpirtëror tibetian në mërgim.

Zoti Obama nuk u takua drejtpërdrejt me Dalai Lamën ndërkohë që të dy merrnin pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington, por ata ishin ulur jo larg njëri-tjetrit dhe u përshëndetën nga distanca. Rreth 3600 udhëheqës fetarë dhe politikë mori pjesë në këtë ceremoni të përvitshme.

Megjithë këmbënguljen e Dalai Lamës se ai thjesht kërkon autonomi për Tibetin, Kina e sheh udhëheqësin shpirtëror si një separatist të rrezikshëm, dhe rregullisht i kritikon udhëheqësit që takohen me të. Presidenti Obama është takuar tri herë me Dalai Lamën, por asnjë prej takimeve nuk është bërë në publik.

XS
SM
MD
LG