Lidhje

Rritet niveli ujit në hidrocentralet e veriut


Rreshjet e shumjta të ditëve të fundit kanë rritur me shpejtesi nivelin e ujit në ujembledhësit e tre hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin, që janë edhe prodhuesit kryesor të energjisë elektrike në Shqipëri. Në hidrocentralin e Fierzës, atë të Komanit dhe Vaut të Dejës niveli i ujit po shkon drejt kuotave maksimale, megjithatë, për momentin, nuk ka shkarkime te ujrave të tepërta, gjë që do të rrezikonte përmbytje në zonën fushore të Nënshkodrës.

XS
SM
MD
LG