Lidhje

Maqedoni, opozita akuzon qeverinë


Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase filloi sot publikimin e materialeve të shumëpritura nga opinioni publik, për të cilat pretendon se janë regjistrime të shërbimit sekret të shtetit dhe dëshmojnë se janë përgjuar mbi njëzet mijë shtetas. Drejtuesi opozitar Zoran Zaev tha se vetëm kryeministri Gruevski dhe drejtori i shërbimit sekret, Mijallkovski nuk janë ndër personalitetet e përgjuara. Ai ngul këmbë se materialet i ka nga njerëz të shërbimit sekret maqedonas dhe jo nga shërbimet e huaja. Ende nuk ka reagime politike në vend.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG