Lidhje

Egjipt, dhjetëra të vrarë në ndeshjen e futbollit


ë paktën 22 tifozë futbolli u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë një përleshje me policinë në Kajro.

Përleshja ndodhi gjatë ndeshjes së dy klubeve të Kajros, Zamalek dhe Enppi. Ministria e Brendshme njofton se një numër i madh tifozësh të klubit Zamalek hynë në portat e stadiumit me forcë. Autoritetet thanë se policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Numri i viktimave pritet të rritet. Përleshja më vdekjeprurëse në historinë e futbollit në Egjipt ka ndodhur në një ndeshje të vitin 2012 ku gjetën vdekjen 74 njerëz.

XS
SM
MD
LG